Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmePërditësim i ri nga Qendra Kufitare, fillon qarkullimi me sistemin hyrje/dalje

Përditësim i ri nga Qendra Kufitare, fillon qarkullimi me sistemin hyrje/dalje

Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë është rikthyer qarkullimi sipas sistemit hyrje-dalje, pasi kontrolli po bëhej në mënyrë manuale.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare në Facebook, sistemi është rregulluar rreth orës 14:15 dhe tashmë kalimi në këtë pikë kufitare është duke u zhvilluar, transmeton Klankosova.tv.

“Ju informojmë se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, në ora 14:15, është rregulluar sisitemi i Policisë së RMV dhe ka filluar qarkullimi sipas sistemit hyrje/hyrje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në Shkup pritet të mbahet një protestë e studentëve shqiptarë, e planifikuar për në orën 16:30, me kërkesën për garantimin dhe respektimin e përdorimit të gjuhës shqipe. /Klankosova.tv

Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullimin, regjistrimi manualisht!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT