Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportPërballje të forta këtë vikend në Serie A, kulmon beteja për titull...

Përballje të forta këtë vikend në Serie A, kulmon beteja për titull “Atalanta – Inter”

Kampioni aktual i Italisë, njëherit edhe lider i Serie A, sfidohet të dielen me fillim në orën 20:45, nga skuadra në top-formë e kampionatit.

Atalanta e Berat Gjimshitit e cila ka vetëm 3 pikë më pak se Interi i vendit të parë, do të tentojë ta mposht atë dhe të barazohet në tabelë, duke shpresuar paraprakisht që Napoli të ndalet në mesditë nga Venezia.

Ekipi i Amir Rrahmanit ka vetëm një pikë dallim me të parin dhe dy më shumë se bergamasit që rreshtohen pas tyre, andaj edhe napolitanët synojnë që këtë xhiro mos të fitojnë “Nerazzurët”, për ta rrëmbyer lidershipin, njofton Klankosova.tv.

Duel tjetër interesant i ditës së fundit të kësaj jave është edhe ai që zhvillohet nga ora 18:00 në Firencë, ku Juventus është mysafir i Fiorentinës.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit kryesor italian, mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion!

Elita italiane e futbollit, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!

 

 

The post Përballje të forta këtë vikend në Serie A, kulmon beteja për titull “Atalanta – Inter” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT