Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në...

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta po mbahet pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me burgim katër ish-krerët e UÇK-së.

Edhe sonte, në mesin e protestuesve janë Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT