Një moment i rrezikshëm është regjistruar gjatë udhëtimit të një motoristi në Shqipëri.
Në pamjet e publikuara nga faqja “Adventurous Vlog”, një veturë shihet duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke iu afruar me shpejtësi motoristit, i cili i shpëton për pak një përplasjeje ballore.
Sipas motoristit, ai ishte duke lëvizur me kujdes, por manovra e gabuar e drejtuesit të veturës e vuri në rrezik serioz jetën e tij.
Pamjet rikthejnë vëmendjen te rëndësia e respektimit të rregullave dhe kujdesit të shtuar në komunikacion, pasi një manovër e gabuar mund të përfundojë me pasoja tragjike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


