Saturday, July 4, 2026
spot_img
HomeLajmePër nderë të 250 vjetorit, kompania e njohur ia dhuron Trumpit një...

Për nderë të 250 vjetorit, kompania e njohur ia dhuron Trumpit një unazë luksoze të mbushur me diamante

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nderohet me një unazë luksoze të punuar me ar 18-karatësh dhe të zbukuruar me qindra gurë të çmuar, si pjesë e aktiviteteve që shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Bizhuteria është realizuar nga komuniteti i industrisë së diamantëve në Antwerp të Belgjikës dhe i është dorëzuar ambasadorit amerikan në Belgjikë, Bill White, i cili pritet t’ia dorëzojë presidentit në një ceremoni zyrtare.

Unaza përmban 321 diamantë, 56 safirë, 13 smeralde dhe gjashtë rubinë, ndërsa në dizajnin e saj janë përfshirë simbole të rëndësishme amerikane, si flamuri i SHBA-së, një shqiponjë, vitet 1776 dhe 2026, si dhe mbishkrimi “250 YEARS USA”. Në pjesën e brendshme është gdhendur dedikimi: “Crafted in Antwerp for Donald John Trump”.

Gjatë një mesazhi të regjistruar për ceremoninë e organizuar në Bruksel, Trump falënderoi donatorët për dhuratën, duke e cilësuar unazën “Freedom 250” si një vepër madhështore.

Edhe pse vlera zyrtare nuk është bërë publike nga organizatorët apo argjendari që e realizoi, ekspertë të pavarur të bizhuterive e kanë vlerësuar atë në rreth 25 mijë deri në 35 mijë dollarë.

Ndërkohë, dhurata ka nxitur reagime edhe në SHBA, ku ekspertë të etikës kanë ngritur pikëpyetje lidhur me pranimin e dhuratave me vlerë të lartë nga presidenti, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi standardet etike për zyrtarët e lartë amerikanë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT