Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se ekziston një probabilitet i madh që të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Konjufca ka deklaruar se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet përmes propozimit të emrave konkretë për president.
Konjufca ka bërë të ditur se Vetëvendosje i ka tashmë emrat e saj për këtë pozitë, por nuk ka zbuluar se për cilët persona bëhet fjalë.
“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës që janë të gatshëm për takime dhe tashmë është paralajmëruar që takimi iradhës do tëë zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkret lidhur me presidentin e ardhshëm dhe kjo të bënë menjëherë që kjo ështe3 një shanc e mirë dhe një mundësi e re. Prandaj, besoj se ekziston një probalitet goxha i madh që të jemi me një president dhe me jë marrëveshje për president. Meqenëse kurdo që të takoneh kyreministri Kurti me kreytarin Abdixhiku mendoj do të jetë forma e negocimit. Do të tëakohen përmes propozimit te emrave konkret dhe prej atyre satyre emrave konkret unë besoj që prej tyre do të jete edhe presidentja ose presidenti i ardhshëm i Kosovës. Mua më vjen keq që humb java e kaluar mendoj se nuk kishte nevoj, mirëo prap se pra e mirekuptojmë këdo që ka pas nevojë për një kohë shtesë, sepse do duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje që kaq e thjesht, partitë kanë nevojë që të vinë tek emrat konkret sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtar q3ë do të propozohen. Levzja Vetëvendosje është gati, kryeminsitri Kurti është gati emrat i kemi po nuk mund të i ndaj këtu me juve, dhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati, sepse javën e kaluar që kjo javë do të jetë java me të cilën ata do takohen. Kurti ende ska ftesë.”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


