Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmePejë: Dyshohet se kanosi familjen, dëmtoi edhe derën e dritaren e shtëpisë...

Pejë: Dyshohet se kanosi familjen, dëmtoi edhe derën e dritaren e shtëpisë me thikë

Mëngjesin e së martës është raportuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë dyshohet se ka kanosur anëtarë të familjes së tij, si dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Ai dyshohet se ka dëmtuar me thikë një derë dhe një dritare të shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

“Pejë 23.06.2026 – 08:30. Është raportuar se ka ndodhur rasti i lartcekur ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur viktimat kosovarë dhe ka dëmtuar me thikë një derë dhe dritare të shtëpisë. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT