Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmePejë: Arrestohet një person, kanosi një tjetër

Pejë: Arrestohet një person, kanosi një tjetër

Një person është arrestuar në Pejë pasi më 25 dhjetor të këtij viti pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur një person tjetër.

Policia tha se pas një pune intensive, i dyshuari është arrestuar sot dhe i është sekuestruar arma me të cilën dyshohet të jetë kryer kanosja.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari dyshohet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT