Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKush është fajtor për ngecjen e Kosovës në raport me BE-në? Arifi:...

Kush është fajtor për ngecjen e Kosovës në raport me BE-në? Arifi: Kemi humbur shumë… (VIDEO)

Irlanda pritet të marrë kryesimin e ardhshëm të presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova konsiderohet se ka ngecur në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

Për këtë çështje, profesori universitar, Dritëro Arifi i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se vendi ka humbur shumë momentume të mira për shkak të mungesës së institucioneve dhe krizës politike për lobim të fuqishëm në BE, për politikat e zgjerimit.

Sipas tij, rasti i Kosovës është specifik, por nuk mund të ketë shpresa për mrekulli, ndonëse ai thotë se Irlanda ka qasje pozitive, raporton Klankosova.tv

“Normalisht që është lajm pozitiv, Irlanda e udhëheq presidencën, por është një trio që e udhëheq, normalisht si thuhet dhe si veprohet, Irlanda, Lituania dhe Greqia pra në këto 18 muaj të ardhshëm do të lobojnë edhe politikat e zgjerimit, në këtë rast po flasim për Ballkanin Perëndimor, por edhe zgjerimi në lindje, por edhe rasti i Kosovës është pak më specifik dhe i komplikuar. Kemi humbur shumë momentume të mira që dy vite nuk kemi Qeveri dhe parlament legjitim që do mund të lobonin sepse pa një lobim të fuqishëm sidomos në Gjermani, Francë po tash edhe Polonia është bërë një lojtar interesant brenda BE-së, ndoshta kjo është minusi më i madh që me një lobim më të fuqishëm në 3-4 shtete që pastaj ato do mund ta shtynin agjendën, sepse megjithatë Irlanda ka qasje shumë pozitive, por ajo nuk mund të bëj mrekulli”, tha ai.

Arifi tha se vendi kryesues ka ndikim në Këshillin Evropian, por shtoi se duhet lobim i fuqishëm së bashku me vendet si Gjermania dhe Franca për të bindur Këshillin që të paktën të bëhet verifikimi i gjendjes se sa është Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat i BE-së.

“Ka ndikim, por duhet të kuptuar që në BE vendimet merren me unanimitet edhe sa i përketë atë që mund të bëj Irlanda një presion të madh së bashku me një lobim të fuqishëm të vendeve siç janë Gjermania dhe Franca mundet që Këshillin ta bindin të paktën që ta bëj hapin e parë që komisioni ta bëj një verifikim të gjendjes se sa është Kosova e gatshme. Kjo nëse do bëhej që mund të bëhemi apo jo shtet kandidat, kjo do ishte fitore e madhe edhe pse është hap i vogël”, shtoi Arifi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT