Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmePedri pas fitores së titullit: Ky ishte triumfi më i vështirë i...

Pedri pas fitores së titullit: Ky ishte triumfi më i vështirë i sezonit

Barcelona ka siguruar titullin kampion në La Liga, pas fitores 2:0 ndaj Espanyolit, në një përballje që konfirmoi dominimin e katalunasve këtë sezon.

Kjo fitore në tokën e rivalit lokal ishte vendimtare për skuadrën e Xavit, që tashmë e ka fituar matematikisht titullin, me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit.

Pjesë e këtij suksesi ishte edhe Pedri, mesfushori spanjoll, i cili pas ndeshjes deklaroi se ky ishte titulli më i vështirë i sezonit për Barcelonën.

“Unë mendoj se titulli i La Ligas ishte më i vështiri i sezonit dhe jam shumë i lumtur për të. 200 paraqitjet e mia për Barcelonën. Unë kam ëndërruar të luajë vetëm një ndeshje për këtë klub dhe tani i kam 200. Do shkoj për më shumë, Barcelona është skuadra ime e zemrës”, tha Pedri, pas ndeshjes.

Barcelona e ka përmbyllur sezonin me tre trofe: La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, duke e bërë këtë një sezon të suksesshëm në çdo front.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT