Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia merr masë:...

Ekskluzive | Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia merr masë: Dy zyrtarë suspendohen për 48 orë

Incidenti i raportuar në shesh, ku ishte e përfshirë Aida Dërguti, ka sjellë zhvillim të ri brenda Policisë së Kosovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy zyrtarë policorë janë suspenduar për 48 orë, në lidhje me veprimet e tyre gjatë incidentit.

Masa e suspendimit është marrë derisa po shqyrtohen rrethanat e plota të rastit dhe mënyra se si kanë vepruar zyrtarët policorë në terren.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, procedurat e brendshme tashmë janë aktivizuar dhe pritet që të bëhet vlerësimi i plotë i përgjegjësisë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.

Incidenti me Dërgutin ka marrë vëmendje të konsiderueshme publike, ndërsa suspendimi 48-orësh shënon masën e parë konkrete institucionale pas ngjarjes.

Sinjali do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT