Tuesday, June 2, 2026
spot_img
HomeLajmePDK-ja vazhdon fushatën në Gjilan, gazetarja tregon për zotimet që i dha...

PDK-ja vazhdon fushatën në Gjilan, gazetarja tregon për zotimet që i dha Bedri Hamza (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka zhvilluar fushatën në komunën e Gjilanit, duke organizuar tubime me qytetarë e përkrahës të saj.

Nga atje, në lidhje direkte ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Arbeshë Uka, e cila ka dhënë detajet e fundit nga ky tubim.

“PDK përfundoi tubimin të themi në kryeqendrën e Anamoravës, në Gjilan, këtu në parkun ‘Dardani’ të këtij qyteti. Në fakt, ky subjekt politik të gjitha tubimet kryesore i ka zhvilluar në anamorav, paraprakisht në Viti, ndërsa pas Gjilanit kanë vazhduar drejt për në Kamenicë. Njëherësh duke i ditur problematikat dhe premtimet nacionale që i ka pasur në këtë qytet, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, premtoi që me të si kryeministër, autostrada jo Prishtinë-Gjilan, por Prishtinë-Dheu i Bardhë do të përfundojë dhe do të bëjë edhe ndërlidhjen e autostradave dhe shumë projekteve të tjera që do të realizohen në Gjilan, që sipas tyre, kanë mbetur në gjysmë dhe të neglizhuara nga qeveria aktuale”, ka thënë Uka.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT