Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmePDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 11:00

PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 11:00

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është drejtuar me një letër kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, duke i kërkuar që sot, më 16 gusht, në ora 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Çitaku ka rikujtuar se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një situatë, të cilën ajo e ka cilësuar si “të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo ka kërkuar që seanca të vazhdojë pa vonesa të tjera, me qëllim të përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT