Sami Kurteshi këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për akuzat ndaj mediave, më konkretisht Nacionales, të cilën e quajti “media kriminale e vrasësve me pagesë”. I njëjti, pritet të intervistohet nga policia për këto deklarata.
Më poshtë, njihuni me pasurinë e Kurteshit të cilën e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, merr pagë rreth 15 mijë e 800 euro në vit.
Megjithatë, sa i përket pronave të luajtshme e të paluajtshme, Kurteshi qëndron goxha mirë.
Ai në vitin 2024 ka deklaruar një shtëpi e cila kap vlerën e 1 milion eurove, një arë në vlerë të 500 mijë eurove dhe një truall në vlerë të 150 mijë eurove.
Kurteshi e ka deklaruar një veturë në vlerë 7 mijë eurove në pronësi të tij, një tjetër në pronësi të fëmijëve dhe një biblotekë të vetën 70 mijë euroshe.
Po ashtu, ai ka deklaruar një biznes të bashkëshortesh, i cili ka vlerën e 45 mijë eurove.
Kurteshi ka edhe para të gatshme nëpër banka. Ai i ka 5 mijë franga në një bankë zvicerane dhe gjashtë mijë euro në një bankë në Kosovë.
Po ashtu, bashkëshortja e tij i ka 8 mijë euro të kursyera në një bankë.
Megjithatë, pavarësisht krejt këtyre, Kurteshi ka deklaruar se ka pagë vjetore rreth 15 mijë e 862 euro.
Çka tha Sami Kurteshi?
Gazeta Nacionale gjatë javës ka përcjellë procesin e rinumërimit të votave me postë, përkatësisht disa kuti të tilla ku në qendrën e numërimit, veç tjerëve, ishte edhe zyrtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.
Ky i fundit, pyeti gazetarët se pse po e përcjellin.
“Pse po më vini prapa. A mu keni ardhë me m’përcjell a?” – thotë Kurteshi.
“Qëllimi juaj është me bë tituj kriminel për Vetëvendosjen. Media kriminale që e kanë një qëllim” – tha ai.
“Ju pse jeni këtu? A mendoni se jeni tuj bë presion të vazhdueshëm…?” – pyet gazetarja e Nacionales, Kurteshin.
“Jo hajt zonjë ec allahile. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë” – përsërit ai.
“Prej gazetës Nacionale? Jo s’je gazetë, nuk kam pa gazetë Nacionale, ju nashta keni pa. jeni të instruktumë prej një krimineli që është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë” – thotë Kurteshi.
Edhe para pak ditësh, i njëjti person me emrin Sami Kurteshi, ishte në qendrën e numërimit ku po bënte presion ndaj vëzhguesve.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


