Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmePas përplasjes në stërvitje, Real Madridi planifikon suspendimin e dy lojtarëve

Pas përplasjes në stërvitje, Real Madridi planifikon suspendimin e dy lojtarëve

Atmosfera në kampin e Real Madridit raportohet të ketë qenë tejet e tensionuar gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot, ku protagonistë të një incidenti u bënë përsëri Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, gjithçka nisi në momentin kur Valverde refuzoi t’i shtrëngonte duart mesfushorit francez në fillim të stërvitjes. Situata, e cila fillimisht u perceptua si një moment i ftohtë mes dy lojtarëve, u përshkallëzua shpejt në një përplasje më serioze.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se incidenti nuk ishte provokuar nga Tchouameni, ndërsa tensioni mes palëve degjeneroi në kontakt fizik. Pas përplasjes, Valverde raportohet se mori një goditje të rëndë, çka detyroi stafin mjekësor të ndërhynte menjëherë dhe lojtari u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.

Real Madridi pritet t’i suspendojë të dy lojtarët, me drejtuesit e klubit që kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT