Pas pak në Gjykatën Themelore të Prishtinës shpallet aktgjykimi për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Këtë seancë përfundimtare po e përcjell gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila tha se të akuzuarit nuk janë ende në sallë, dhe siç duket nuk do të jenë pjesë e seancës.
“Po pritet trupi gjykues, të akuzuarit kanë mundur të zgjedhin të vijnë ose jo. Siç po shihet tre kanë vendosur të mos vijnë këtu”, tha gazetarja, njofton Klankosova.tv.
Familjarët e të ndjerës kanë arritur brenda Gjykatës, e po ashtu edhe avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj.
Edhe pak minuta vendimi do të jepet nga Fatime Dërmaku.


