Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali i Jakup Krasniqit reagon një ditë pas verdiktit: Jeta ka qenë...

Djali i Jakup Krasniqit reagon një ditë pas verdiktit: Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart

“Me kokën lart, babë. Gjithmonë” – me këtë mesazh, Altin Krasniqi ka reaguar pas dënimit me 25 vjet burgim të babait të tij, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas gjashtë vitesh pritjeje dhe përballjeje me procesin gjyqësor, Altin Krasniqi ka shprehur dhimbjen e familjes, duke kujtuar qëndrueshmërinë e të atit gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ai ka thënë se, pavarësisht asaj që e konsideron padrejtësi ndaj babait të tij, Jakup Krasniqi ka qëndruar gjithmonë me kokën lart.

Postimi i plotë:

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu.”

Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë.

Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur.

Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi.

Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti.

Me dhimbje në zemër, por me kokën lart.

Me kokën lart, babë. Gjithmonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT