Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeShowbizPas dështimit të formimit të qeverisë, Osmani fton për nesër në takim...

Pas dështimit të formimit të qeverisë, Osmani fton për nesër në takim partitë politike

Pas dështimit të formimit të qeverisë më 26 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim nesër krerët e partive politike parlamentare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se takimi është ftuar nga presidentja Osmani për nesër në orën 12:00 dhe do të zhvillohet me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.


Ky takim vjen pas përfundimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë, pas dështimit të LVV-së dhe Kurtit si mandatar për ta formuar qeverinë.

Në takim pritet të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në përputhje me Kushtetutën./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT