Gjatë transmetimit të sotëm të emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova është pranuar një ankesë nga banorët lidhur me gjendjen e rënduar të mbeturinave në rrugën “Raif Pollomi”, në lagjen “Mati 1” të Prishtinës.
Sipas qytetarëve, në këtë lokacion ishte grumbulluar një sasi e madhe mbeturinash, të cilat kishin mbetur të papastruara tash e një kohë, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonës.
Pas pranimit të ankesës, ekipi i emisionit “Fol me Arin” kontaktoi Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe kompaninë “Pastrimi”, duke i njoftuar për gjendjen gjatë kohës së transmetimit.
Vetëm disa orë më vonë, u konfirmua se mbeturinat ishin larguar plotësisht nga vendi, duke zgjidhur kështu problemin e raportuar nga qytetarët. /Klankosova.tv


