Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmePas 12 vitesh përpjekje, Rita Ora më në fund merr patentën e...

Pas 12 vitesh përpjekje, Rita Ora më në fund merr patentën e vozitjes

Rita Ora më në fund ka kaluar testin e vozitjes, 12 vjet pasi u fotografua për herë të parë duke marrë mësime.

Këngëtarja shqiptare e ka konfirmuar lajmin përmes Instagramit, ku publikoi fotografi me certifikatën e re në dorë, pranë një veture të autoshkollës në Los Angeles.

“Ka qenë një javë”, ka shkruar Rita krahas fotografive të publikuara.

Ajo kishte nisur të mësonte vozitjen që në vitin 2014, por rruga drejt patentës rezultoi shumë më e gjatë se sa pritej.

Në atë kohë, mediat britanike raportuan se ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, i kishte blerë një veturë me vlerë rreth 100 mijë funte për ta nxitur të mësonte vozitjen.

Rita, e cila jetonte në Los Angeles, përdorte kryesisht taksi, transportin publik ose ecte në këmbë. Megjithatë, në një qytet ku vetura është pothuajse e domosdoshme për lëvizje, ajo kishte nisur përpjekjet për ta marrë patentën.

Pas 12 vitesh mësimesh dhe përpjekjesh, Rita më në fund mund të ulet vetë në timon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT