Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me 1 mijë e 410 euro dhe dokumente personale, të cilën më pas ia ka dorëzuar Policisë.
Sipas Policisë së Kosovës, Selami Grki e kishte gjetur kuletën në një market dhe më 28 shtator, rreth orës 19:20, e kishte dorëzuar në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Përmes dokumenteve që ndodheshin në kuletë, policia ka arritur ta identifikojë dhe kontaktojë pronarin.
Pronari është paraqitur në stacion dhe ka marrë kuletën bashkë me paratë e tij.
Ai ka falënderuar qytetarin për gjestin e ndershëm, si dhe zyrtarët policorë për angazhimin.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


