Gjatë ditës së sotme, ish-presidentit Hashim Thaçi iu lejua ta vizitonte babanë e tij të sëmurë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nën masa të rrepta, Thaçi vizitoi babanë e tij, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Më poshtë gjeni pamjet nga qëndrimi i Thaçit brenda ambienteve të QKUK-së.
The post Pamje të reja gjatë vizitës së Thaçit te babai i tij në QKUK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


