Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me dëmtimet që janë shkaktuar në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.
Forcat e rendit kanë njoftuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur përgjatë një muaji, përkatësisht nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.
Klan Kosova ka siguruar pamjet nga brenda të dëmtimeve që janë bërë brenda Kompleksit Memorial.


