Monday, July 20, 2026
spot_img
HomeLajmePamje nga vendi ku dyshohet se humbën jetën kosovarët e zhdukur në...

Pamje nga vendi ku dyshohet se humbën jetën kosovarët e zhdukur në Shkup

Tre kosovarët e zhdukur në Shkup raportohet se kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti.

Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, vetura me targa gjermane është gjetur pranë lumit Lepenc, derisa edhe gazetarja Fatime Koka ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes

Klankosova.tv ka kontaktuar sërish me familjarët për të kuptuar nëse kanë informacione rreth rastit, por të njëjtit thanë se janë informuar në media për tragjedinë e mundshme.

Ata shtuan se të afërm të të zhdukurve janë nisur nga Kosova drejt vendit të ngjarjes.

Po ashtu, redaksia ka nisur pyetje sërish drejt ambasadës atje por edhe MPB-së për informacione shtesë pasi s’ka ende konfirmim zyrtar për vdekjen e shtetasve nga Kosova.

Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.

Alsat: Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT