Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmePamje dramatike nga Rahoveci, veturat luftojnë me ujin në rrugët e përmbytura...

Pamje dramatike nga Rahoveci, veturat luftojnë me ujin në rrugët e përmbytura (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet tregojnë situata të rënda, ku disa automjete shihen duke kaluar me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji, ndërsa në disa segmente niveli i ujit është aq i lartë sa rrezikon të bllokojë plotësisht qarkullimin.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT