Opinionisti Rrahman Paçarizi tha se në kushte normale listat e kandidatëve janë të rëndësishme për të treguar kapacitetin e një partie për të zbatuar programin e saj.
Megjithatë, sipas tij, te Lëvizja Vetëvendosje lista nuk ka shumë peshë, pasi gjithçka varet nga Albin Kurti dhe pa të, partia vështirë se kalon pragun.
“në një situatë normale listat do të ishin të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë me ofertën. Nëse një parti ka ofertë të mirë dhe program të mirë, përmes listës së njerëzve që i ofron për deputetë tregohet se filan partia ka kapacitet me impelemetu programin e caktuar, por për listën e VV, është listë e mirë, por te VV s’ka fare rëndësi kush është në listë. Pa Albin Kurtin, kjo lsitë, sado siclësore, vështirë se e pragon pragun”, tha Rrahman Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.


