Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL UÇK e mbështet deklaratën e Avokatit të Popullit për Trendafilovën

OVL UÇK e mbështet deklaratën e Avokatit të Popullit për Trendafilovën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimet e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, i cili deklaroi një sërë shqetësimesh lidhur me punën e Dhomave të Specializuara, duke u mbështetur në ankesat e palëve të përfshira.

OVL UÇK bën të ditur se shqetësimet në fjalë përfshijnë zvarritjen e tejzgjatur të paraburgimit,  mungesën e transparencës në procedura dhe pamundësinë për të vizituar të gjithë të burgosurit, si dhe mospërfilljen e institucioneve vendore të sigurisë.

Kjo organizatë shton se shdëshmi e qasjes selektive dhe të njëanshme që kjo gjykatë ka treguar prej themelimit të saj.

“Është e papranueshme që qytetarët e Kosovës të mbahen për vite të tëra në paraburgim, duke u mohuar mundësinë për gjykim të drejtë, të shpejtë dhe pranë vendit të tyre. Ky trajtim, që shpërfill edhe prezumimin e pafajësisë, është jo vetëm i padrejtë, por edhe i dëmshëm për të ardhmen demokratike dhe sovrane të vendit tonë”.

“Organizata jonë vlerëson përkushtimin e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe e fton atë që të vazhdojë me vendosmëri monitorimin dhe adresimin e shkeljeve që ndodhin ndaj të akuzuarve nga Kosova. Po ashtu, OVL-UÇK u bën thirrje institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare dhe opinionit të gjerë publik që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj shkeljes së të drejtave të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me dinjitet kanë shërbyer vendit dhe janë dorëzuar vullnetarisht, duke treguar respekt për drejtësinë e cila, për fat të keq, po i nëpërkëmb”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT