Wednesday, June 3, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani vazhdon takimet deri në mbrëmje, mirëpret qytetarët në disa qytete

Osmani vazhdon takimet deri në mbrëmje, mirëpret qytetarët në disa qytete

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, e cila është bartëse e listës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka ftuar qytetarët në takimet këtë pasdite dhe ato në mbrëmje.

Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja ka bërë të ditur për tubimin e nisur në Viti, te Sheshi i Qytetit, nga ora 17:00, për të vazhduar në Gjilan, prej orës 18:00 te Sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.

Ndërsa në 19:00, do të jetë në Ferizaj, para komunës, teksa do të kthehet në kryeqytet në orën 20:00, te Dega 1, hapësira para Shkollës “Zenel Hajdini”.

Ditën e shtatë të fushatës, Osmani do ta mbyllë në Dobrajë e Madhe, Lipjan-në Qendër të fshatit (Te Ura), në 20:00. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT