Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se me Unazën e Brendshme të Prishtinës, qytetarët e kryeqytetit po fitojnë një zgjidhje të madhe për trafikun dhe qarkullimin që prek gjithë Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ky investim strategjik e bën shtetin më funksional, ekonominë më dinamike dhe jetën e qytetarëve më të lehtë, transmeton Klankosova.tv.
“Përgëzime për kryetarin Përparim Rama dhe të gjithë ata që u angazhuan në përfundimin e këtij projekti”, ka shkruar ajo.


