Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në New York, ku është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark.
Osmani dhe Clark janë përshëndetur edhe me një përqafim gjatë këtij takimi.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar kontributin e saj në historinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flas në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Gala e këtij viti u mbajt më 24 shtator në Gotham Hall në New York.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


