Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt sot në Tiranë, ku kërkoi heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës. Ajo i quajti këto masa të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.
“Emigrimi lidhet ngushtë me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rinovuar shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje shprese, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, si Kosova, vazhdojnë të ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se Kosova është shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, por është gjithashtu i vetmi vend në tryezën e samitit që vazhdon të mbetet nën masa ndëshkuese nga BE-ja.
“Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Prandaj, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin një vendim të guximshëm dhe të heqin këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë,” theksoi Osmani.
Ajo rikujtoi se 97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë dhe se ky përkushtim nuk duhet të merret si i mirëqenë.
“Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, e cila nuk e shtyn emigrimin, por ka potencialin për të kontribuar në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e vetë Bashkimit Evropian,” shtoi Osmani.
Në përfundim, Presidentja Osmani theksoi se mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit, dhe se Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm që do të forcojë shpresën dhe jo ta zbehë atë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


