Të martën, presidentja Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC).
Pas takimit, e para e shtetit, këtë takim e quajti “jashtëzakonisht të rëndësishëm” që tha se vjen në një moment vendimtar.
“Patëm një diskutim përmbajtjesor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n”.
“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, u shpreh presidentja Osmani. /Klankosova.tv
The post Osmani në takim me NAC: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen appeared first on Klan Kosova.


