Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani mirëpret vendimin e Kushtetueses, fton deputetët për veprim urgjent

Osmani mirëpret vendimin e Kushtetueses, fton deputetët për veprim urgjent

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastet nr. KO 72/26 dhe KO 74/26, i cili konfirmon se ajo nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Vendimi gjithashtu sqaron procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke specifikuar se afati 60-ditor për këtë proces duhet të përfundojë së paku 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

Gjykata Kushtetuese thekson se nuk është dekreti i Presidentes ai që çon vendin në zgjedhje të reja, por dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit. Presidentja Osmani ka theksuar se dekretimi i saj ka shërbyer si formalizim i situatës dhe ka mundësuar sqarimin përfundimtar nga Gjykata.

Në aktgjykim, Gjykata ka dhënë një afat 34-ditor deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin e ri, duke i bërë thirrje Kuvendit që urgjentisht të kryejë këtë detyrim kushtetues. Presidentja Osmani ka theksuar se deklaratat që akuzojnë shkelje kushtetuese janë keqkuptime të aktgjykimit dhe politizim i situatës.

“Ftojmë Kuvendin e Kosovës që qysh nesër të caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit dhe të kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur, duke i dhënë vendit stabilitet dhe siguri,” thuhet në njoftimin e Presidencës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT