Shumë njerëz zgjohen vetëm pak minuta para se të bjerë alarmi, sikur trupi ta dinte saktësisht orën. Megjithatë, ky fenomen nuk është rastësi dhe lidhet me orën e brendshme biologjike.
Ritmi cirkadian rregullon ciklin afërsisht 24-orësh të gjumit dhe zgjimit, por ndikon edhe në temperaturën e trupit, vigjilencën dhe çlirimin e hormoneve.
Në qendër të këtij sistemi është bërthama suprakiazmatike, një pjesë e trurit që merr informacione për dritën nga sytë dhe e ndihmon organizmin ta dallojë ditën nga nata.
Kur zgjohemi vazhdimisht në të njëjtën orë, trupi e mëson këtë rutinë dhe nis të përgatitet paraprakisht. Gjumi bëhet më i lehtë, temperatura trupore fillon të ndryshojë dhe rritet niveli i kortizolit, hormon që ndihmon procesin natyror të zgjimit.
Për këtë arsye, nëse alarmi është vendosur çdo ditë në orën 07:00, organizmi mund të kalojë në një fazë më të lehtë të gjumit pak minuta më herët, duke bërë që sytë të hapen para se të dëgjohet zilja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


