Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani dhe Abdixhiku në takim me Costën

Osmani dhe Abdixhiku në takim me Costën

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Sipas raportimeve të gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, takimi është zhvilluar në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Zyrtari i lartë evropian po qëndron për vizitë në vendin tonë ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT