Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Osmani bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në një deklarim për gazetarët pas mbledhjes, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, që do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër me numrin 2, tha se kjo marrëveshje u dakordua unanimisht në parti.

“Në unanimitet të plotë LDK’ja nominoi propozimin dhe vendimin e Kryesisë përmes Këshillit të Përgjithshëm që në garën e ardhshme Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe unë të jem kandidat për kryeministër dhe t’i kemi me vete gjithsej 110 kandidatë të LDK-së që propozohen nga degët e LDK’së dhe jo vetëm”.

Në këtë listë, Abdixhiku tha se do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT