Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeOrganet e partisë do t’i marrin qëndrimet e vendimet e duhuraSinjali

Organet e partisë do t’i marrin qëndrimet e vendimet e duhuraSinjali

Kryeministri Albin Kurti, kryetar i këtij subjekti politik, u pyet sot në një konferencë për media se a do të ankohen në Gjykatën Supreme në rast se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hedh poshtë ankesën e tyre për “manipulim të fletëvotimeve”.

Kurti tha se organet e partisë do t’i marrin qëndrimet e vendimet e duhura.

“Sa i përket çështjeve të procesit zgjedhor – se zgjedhjet nuk janë kryer edhe pse votimet kanë mbaruar – derisa nuk bëhet certifikimi i rezultateve, unë besoj që organet tona të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i marrin qëndrimet e vendimet e duhura. Ajo është një pjesë tjetër me të cilën nuk po arrij që të merrem mbase sa do të duhej, por edhe nuk është vendi këtu që të flas”, tha ai.

LVV-ja mori mbi 30 mijë vota nga ato me postë, apo 51.57%, rezultat ky dukshëm më i ulët sesa ai që e kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021 nga votat nga jashtë.

Kjo parti ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT