Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeOrët e fundit të merkatos, yjet që mund të ndryshojnë skuadër

Orët e fundit të merkatos, yjet që mund të ndryshojnë skuadër

Afati kalimtar i verës po i afrohet fundit, ndërsa disa prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier janë ende duke punuar për përmbylljen e marrëveshjeve të rëndësishme.

Sipas BBC Sport, Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Cody Gakpo dhe Ismaila Sarr janë ndër futbollistët që mund të ndryshojnë skuadër në orët e fundit të merkatos.

E ardhmja e Alvarez mbetet një nga temat kryesore. Sulmuesi dëshiron të largohet nga Atletico Madridi, por klubi spanjoll nuk është i gatshëm ta shesë te Barcelona. Atletico është më i hapur ndaj interesimit të Arsenalit, ndërsa për kartonin e argjentinasit kërkon rreth 150 milionë euro.

Ndërkohë, Enzo Fernandez është lidhur me një transferim te Manchester City. Një largim i tij mund ta shtyjë Chelsean të tentojë transferimin e mesfushorit të Monacos, Lamine Camara.

City raportohet se ka hapur bisedimet edhe për Cody Gakpon. Kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 85 milionë funte, ndërsa interesim për sulmuesin e Liverpoolit ka shfaqur edhe Tottenhami.

Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë holandezin të largohet pa gjetur një zëvendësues. Në rast të largimit të tij, klubi pritet të tentojë transferimin e Ismaila Sarr nga Crystal Palace, pasi dështoi me dy oferta për Yankuba Minteh të Brightonit.

Tottenhami dhe Evertoni po negociojnë gjithashtu një marrëveshje që mund ta dërgojë Iliman Ndiayen në Londër, ndërsa Richarlisoni do të rikthehej në “Goodison Park”. Për Ndiayen interesim ka shfaqur edhe Manchester City.

Evertoni po punon edhe për rikthimin e Jack Grealishit në formë huazimi nga City. Futbollisti anglez raportohet se i jep përparësi Evertonit para një rikthimi të mundshëm tek Aston Villa.

Në lëvizje mund të jenë edhe Matias Fernandez-Pardo, i cili kërkohet nga Newcastle, si dhe Joshua Zirkzee. Për sulmuesin e Manchester Unitedit interesohet Fiorentina, e cila synon huazimin e tij me mundësi blerjeje. Unitedi, megjithatë, preferon shitjen përfundimtare ose huazimin me detyrim blerjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT