Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajme“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Suharekë, nis numërimi mbrapsht drejt 16...

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Suharekë, nis numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Suharekë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma “Liria Ka Emër”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë.

Pas aktivizimit të orës, në Suharekë u shpalos edhe një baner i madh me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”.

Nga ky aktivitet u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, lirimin dhe kthimin në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Aktivitetet e platformës do të vazhdojnë me “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT