Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeOperacion në Berat, 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë

Operacion në Berat, 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj disa personave të dyshuar për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valutor pa licencë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Sipas policisë, katër persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për shtatë të tjerë është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, dyshohet se kryhej këmbim valutor pa licencën e nevojshme sipas ligjit.

Nga kontrollet e ushtruara në këto subjekte, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7 390 dollarë amerikanë, 665 paund, 110 franga zvicerane, 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe një laptop.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT