Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeOfendimet e Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori Gashi

Ofendimet e Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori Gashi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i ka fyer gazetarët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kurteshi iu drejtua gazetarëve me termet “disa qenë të mediave që kanë shkruar gjithçka, atë s’po e marr parasysh”.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurteshit, kryeprokurori Zejnullah Gashi tha për Klankosova.tv se rasti në fjalë s’ka elemente të veprës penale.

“Rasti në fjalë nuk ka elemente të Veprës Penale, por më shumë është i natyrës juridike civile për padi për fyerje dhe shpifje”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Gjuha skandaloze e Sami Kurteshit, AGK: E papërgjegjshme, e papranueshme dhe e rrezikshme

The post Ofendimet e Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori Gashi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT