Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërohen gjysma e votave: Këta janë kandidatët më të votuar të secilës parti 

Numërohen gjysma e votave: Këta janë kandidatët më të votuar të secilës parti 

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesimin e votave për kandidatët për deputetë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 22:50 janë procesuar 1,251 nga 2,498 vendvotime, apo 50.03 për qind e tyre.

Me vazhdimin e procesit të numërimit, tashmë janë konsoliduar edhe renditjet e para brenda subjekteve kryesore politike.

Lista e emrave më të votuar te katër partitë më të mëdha shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti – 116,874 vota
Glauk Konjufca – 91,852 vota
Albulena Haxhiu – 53,219 vota
Hekuran Murati – 46,577 vota
Donika Gërvalla – 42,988 vota
Xhelal Sveçla – 34,902 vota
Avni Dehari – 31,707 vota
Mimoza Kusari-Lila – 29,589 vota
Hajrulla Çeku – 29,527 vota
Ejup Maqedonci – 26,180 vota

Partia Demokratike e Kosovës:
Bedri Hamza – 58,170 vota
Përparim Gruda – 36,449 vota
Arian Tahiri – 31,703 vota
Uran Ismaili – 28,488 vota
Sala Jashari – 19,937 vota
Vlora Çitaku – 19,691 vota
Ganimete Musliu – 15,364 vota
Arben Mustafa – 13,790 vota
Mergim Lushtaku – 13,590 vota
Enver Hoxha – 13,361 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:
Vjosa Osmani Sadriu – 38,051 vota
Lumir Abdixhiku – 34,525 vota
Doarsa Kica Xhelili – 26,787 vota
Hykmete Bajrami – 21,194 vota
Avdullah Hoti – 19,360 vota
Ukë Rugova – 16,343 vota
Kujtim Shala – 15,981 vota
Anton Quni – 12,803 vota
Armend Zemaj – 11,737 vota
Lutfi Haziri – 11,518 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
Ardian Gjini – 19,336 vota
Ramush Haradinaj – 17,451 vota
Daut Haradinaj – 13,425 vota
Besnik Tahiri – 11,685 vota
Bekë Berisha – 9,419 vota
Burim Ramadani – 8,671 vota
Time Kadrijaj – 8,389 vota
Agim Çeku – 7,483 vota
Arber Tolaj – 7,038 vota
Albana Bytyqi – 4,848 vota

Këto rezultate janë preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të vendvotimeve të mbetura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT