Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeNuk pagoi gjobën prej 500 euro – ndalohet në aeroport dhe dërgohet...

Nuk pagoi gjobën prej 500 euro – ndalohet në aeroport dhe dërgohet direkt në burg për 25 ditë

Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi rezultonte në “Stop listë” për shkak të një gjobe të papaguar, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Yllzon Aliun rreth 32 vjeç nga Lagjja Marigona, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 23:30.

Sipas burimeve, ai nuk kishte paguar një gjobë prej 500 euro, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që dënimi të zëvendësohet me 25 ditë burgim.

Sinjali do të raportojë për zhvillimet e mëtejme nëse do ketë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT