Elijona Binakaj bëri mbrëmë (e hënë) një rrëfim të ndjerë në Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo tregoi në detaje se si ndodhi aksidenti në Kroaci, ku mbeti e vdekur nëna dhe motra e saj.
Krahas kësaj, banorja u surprizua me një video-mesazh nga i ati, i cili u shpreh se është krenar për të.
Foto: Instagram
Pas Prime-t, Elijona tha se po të njëjtën ditë nëna do të festonte ditëlindjen.
“Përndryshe sonte do e kishte mami ditëlindjen, ama shyqyr që e kam babanë vëllanë e motrën, i dua shumë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Edhe për Zotin jam gëzuar shumë sidomos fjalët e babait më kanë ngelur shumë në mendje. Jam shumë e lumtur që e kam bërë me u ndje krenar dhe nuk ia kam prerë fjalët. I kam mbajtur fjalët”.
Elijona tani është 18-vjeçe dhe ky aksident i rëndë ndodhi në vitin 2021. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com


