Ende nuk dihet motivi i të dyshuarit i cili hapi zjarr në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa policia ka thënë se kjo mbetet e paqartë, CBS News raporton se personi i dyshuar i armatosur u tha autoriteteve se po synonte zyrtarë të lidhur me administratën Trump.
Pas incidentit të të shtënave në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të mbrëmshme, presidenti amerikan u pyet nga një gazetar: pse mendoni se kjo vazhdon t’ju ndodhë?
Ka pasur incidente të ndryshme sigurie në vitet e fundit që përfshijnë Trump.
Në korrik 2024, ai u qëllua në veshin e djathtë gjatë një tubimi fushate në Butler, Pensilvani. Ai brohoriti “Lufto! Lufto! Lufto!” ndërsa u shoqërua nga skena nga sigurimi. Një person në turmë vdiq.
Muaj më vonë, në shtator 2024, ish-presidenti i atëhershëm u dërgua me urgjencë në një vend të sigurt pasi një person i dyshuar i armatosur u pa duke u fshehur në shkurret e klubit të tij të golfit në West Palm Beach, Florida. Trump, ishte “i sigurt dhe mirë”, raporton BBC.
Incidenti më i fundit para mbrëmjes së kaluar ishte në shkurt të vitit 2026. Një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurt të rezidencës së Trump në Mar-a-Lago. Presidenti ishte në Uashington DC në atë kohë.
“Njerëzit që kanë ndikimin më të madh, janë ata që ata ndjekin. Ata nuk ndjekin ata që nuk bëjnë shumë”, tha Trump në përgjigje të gazetarit sot.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


