Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk do të ndalemi”, Çitaku paralajmëron aksione të reja të PDK-së (VIDEO)

“Nuk do të ndalemi”, Çitaku paralajmëron aksione të reja të PDK-së (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka paralajmëruar PDK-ja edhe gjatë ditëve në vijim do të ndërmarrë veprime në rast se nuk thirret seanca për konstituim.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ajo tha se aktivitetet do të zhvillohen brenda dhe jashtë Parlamentit duke mos dhënë më shumë detaje.

“E vërteta është që sot kemi përpjekje serioze, nuk bëhet thjesht fjalë për vendin tim të punës se a jam unë deputete a jo bash hiç rëndësi nuk ka, këtu po bëhet suspendimi i demokracisë dhe institucioni më i rëndësishëm ku diskutojmë për hallet e qytetarëve për sfidat e pafundme që i kanë, është i mbyllur dhe sot në shtetin tonë demokracia është e suspenduar dhe për çdo gjë vendos një njeri dhe një parti. Ky është sinjal i rrezikshëm”.

“Ne nuk do të ndalemi jo për ta mbrojtur karrigen tonë, por për ta mbrojtur shtetin tonë. Do ta shihni ditëve në vijim, do të kemi aktivitete të shumta edhe nesër brenda dhe jashtë Kuvendit. Nuk është Kuvendi muze, nuk është një ndërtesë me tulla e beton, por është institucion dhe për shumë prej nesh nuk është thjesht vend pune, unë kam lidhje emocionale me atë vend dhe me pa të degraduar në këtë formë, ka mbërritur kulmi”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk do të lejojë, siç tha, të normalizohet shkelja e Kushtetutës.

“Ne kemi shkuar në Kuvend me kërku konstituim, le të vjen zotëria. Konstituimi nuk është çështje dëshire e as mundësi politike, por është detyrim politik. Le të vjen Avni Dehari dhe le të na fton, ne do të shkojmë të votojmë me solemnitet. Shkelje kushtetuese ka, ka aktvendim të Gjykatës Kushtetuese i cili është i qartë si loti dhe në të cilin thuhet se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh. Mirëpo nuk ka parë sanksione, në rast të moskonstituimit, por për t’u shpërndarë ai duhet të konstituohet fillimisht. Shkelja veç shkon dhe bëhet më e rëndë çdo ditë që vonohet”.

“Ne nuk do të lejojmë që shkelja të normalizohet. Ne kemi njerëz që kanë mundur shumë lehtë sot mos me qenë fare, burra e gra që kanë luftuar për liri e pavarësi, e që vjen puna që në kuvendin e Kosovës të detyrohen sërish të bëjnë përpjekje për konstituim është përtej imagjinatës. Kjo është anarki, ne i bëjmë thirrje edhe një herë Albin Kurtit, eja në kuvend ta konstituojmë Parlamentin, shumicën e ka”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT