Një qytetare përmes emisionit “Fol me Arin” ka shprehur ankesën dhe shqetësimin e saj për zhurmën e krijuar gjatë netëve në Rrugën B.
Ajo thotë se ka një javë që nuk bënë gjumë për shkak, siç thotë ajo, të garave që bëhen me motoçikleta dhe vetura, transmeton Klankosova.tv.
“Që një javë gjumë të natës nuk po kemi. Jam afër Rrugës B, dhe gjithë natën bëjnë gara me motor dyrrotësh e katërrotësh, edhe me vetura. I kam dy binjak të vajzës, beso që gjithë natën fëmija kanë qa prej zhurmës”, tha ajo në Klan Kosova.


