Liga futbollistike që konsiderohet më e forta në planet, Premier Liga, do të vijë tek ju këtë të shtunë me plot përballje interesante në kuadër të javës së 29-të.
Nga Manchester City që përballë do të ketë Brightonin, pastaj Evertoni që e pret West Hamin, Ipswichi i Aro Muriqit përballë Nottinghamit e Southamtoni kundër Wolvesit – këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot nga ora 16:00, sipas kohës lokale.
Ndërsa në orën 18:30 vjen edhe përballja tjetër Bournemouth vs Brentford.
Të gjitha këto ballafaqime do të keni mundësi t’i ndiqni në kanalet sportive të platformës më të pasur televizive në vend, Artmotion.
The post Një e shtunë plot aksion ju pret në Premier Ligë appeared first on Klan Kosova.



