Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë ditë pas raportimit të Klanit, fillon largimi i mbeturinave midis QKUK-së...

Një ditë pas raportimit të Klanit, fillon largimi i mbeturinave midis QKUK-së (VIDEO)

Largimi i mbeturinave në hapësirat e QKUK-së tashmë ka filluar.

Vetëm një ditë pas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka lidhur me këtë problematikë, punëtorët kanë dalë në terren dhe po merren me zgjidhjen e telashit, transmeton Klankosova.tv.

Për më tepër, në këtë ambient problem për pacientët paraqitet edhe rrjedha e kanalizimit.

E pacientët që kalonin kah kjo zonë kanë deklaruar se kjo gjendje nuk i shkon një qendre spitalore, andaj dhe kërkuan rregullimin e këtij ambienti të jashtëm sikur edhe mirëmbajtjen e tij.

Kanalizim dhe plot mbeturina midis QKUK-së, për gjendjen ankohen pacientët (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT