Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ka nisur pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren, pas ndërhyrjeve të fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).

Sipas njoftimit të ministrisë, projekti për sanimin e skarpateve ishte hartuar më herët dhe kontrata për realizimin e punimeve është dhënë më 10 prill 2026.

“Për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm. Sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë”, u tha në njoftimin e MIT-së.

Megjithatë, MIT ka deklaruar se vonesat në fillimin e punimeve janë shkaktuar për shkak të procedurave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), ku projekti ka mbetur për shkak të ankesave të paraqitura.

Ministria thekson se, po të mos kishte vonesa në procesin e shqyrtimit, punimet do të kishin nisur më herët dhe qytetarët nuk do të përballeshin me rrëshqitje dheu në këtë segment rrugor.

MIT ka bërë të ditur se aktualisht po punohet në pastrimin e zonës dhe ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT